Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident me tre të lënduar në magjistralen Prishtinë-Pejë, njëri dërgohet në QKUK

Gazeta10
22 August 2024 - 11:35

Mjë aksident është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Në këtë aksident u përfshinë dy vetura, ku tre persona mbetën të lënduar.

Njëri nga ta është dërguar në QKUK për trajtim.

“Policia është njoftuar rreth orës 4:44 për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona. Dy nga të lënduarit po trajtohenë në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.