
Një aksident mes një autobusi, një kamionete dhe dy furgonave ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Ferizaj-Gjilan.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, është lënduar një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka treguar se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësor në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës.
“Njoftim Më datë 05.05.2025, rreth orës 17:00, në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus, një kamionetë dhe dy furgona. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës. Njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti”, ka thënë Veseli.