
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Komoran-Drenas.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë me dije se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.