
Në një aksident në Lluga të Podujevës mes automjetit dhe biçikletës, ka humbur jetën biçiklisti.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.
Ajo tha se viktima që po lëvizte me biçikletë, u godit për vdekje nga një automjet në lëvizje.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, deklaroi Ahmeti.
Tutje tha se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.