Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Pejë, së paku dy të arrestuar për këto vepra penale

Gazeta10
15 Maj 2024 - 13:14

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës kanë zhvilluar sot aksion në Pejë, që rezultoi me arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Së paku dy persona janë prangosur deri më tani, të cilët kanë qenë cak i hetimit nga Prokuroria.

Në bazë të informacioneve të para, personat e arrestuar dyshohen për Fajde dhe Detyrim, si dhe vepra të kësaj natyre.

Rasti pritet të procedohet tutje dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.