Lajme

Aktivizohen sirenat në tërë territorin e Ukrainës, alarmohen autoritetet në shtatë rajone

Gazeta10
05 Mars 2023 - 8:58

Në orët e para të mëngjesit janë aktivizuar sirenat në shtatë rajone të Ukrainës, që paralajmërojnë sulme të mundshme ajrore.

Me këtë janë alarmuar autoritetet lokale në Sumski, Poltavsk, Cherkask, Kirovogradsk, Dnipropetrovsk, Kharkiv e Nikolaiev si dhe në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, që janë nën kontrollin e Kievit.

Kështu të paktën tregojnë të dhënat online të hartës nga ministria ukrainase për Transformim Digjital.

Sirena u aktivizuan nga ora 7:15 deri më 7:17, ku menjëherë autoritetet kompetente ndërmorën veprimet e nevojshme, duke i bërë thirrje banorëve të futen nëpër bunkerë e strehimore.

Aktivizimi i sirenave është bërë diçka e zakonshme në Ukrainë që nga fillimi i luftës, ku ushtria ruse vazhdimisht kryen sulme ajrore mbi infrastrukturën civile. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.