Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Albin Kurti do me u veshë si Che Guevara, se ka dështu kur u dashtë me u veshë”-HISEN BERISHA

Gazeta10
21 March 2024 - 21:42

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Kurti për politikat në raport me Serbinë.

Berisha në emisionin Politiko në Kanal10 e ka quajtur veteran fallso Albin Kurtin duke thënë se dëshiron të vishet si Che Guevara pasi ka dështuar ta vishet në kohën kur është dashur ta bëjë atë.

“Albin Kurti don me u veshë me u bë si Che Guevara sepse ka dështu me u veshë kur është dashtë. Ka pasë mundësi me veshë uniformën por se ka veshë.Ai është veteran fallco që e kanë bërë disa fallsifikatorë. Pra, duhet këtij njeriu, me e lutë amerikanët ta bëjnë një konflikt, ta improvizojë, ta lejojnë këtë njeri të vishet në uniform që ta shuajnë kompleksin që e ka.”/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.