Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Albin Kurti lavdërohet në Vjenë: Kemi pasur progres të madh demokratik, e kemi ulur pabarazinë

Gazeta10
13 November 2023 - 15:03

Kreu i Qeverisë Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës në Austri dhe nga një panel i diskutimin me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, foli për zhvillim të madh në Kosovë.

Kurti tha se “Kosova nuk është vend i madh, por është shembull i mirë se si liria bëhet zhvillim dhe anti-korrupsioni bëhet rritje” dhe shtoi se “kemi pasur progres të madh demokratik”.

“Ia kemi dalur ta shtojmë çdo vit 1 miliard euro së paku në ekonominë tonë, dhe paraardhësit tanë kanë pasur nevojë tre vjet për ta shtuar 1 miliard”, tha Kurti.

Ai tregoi se Kosova kishte “rritje ekonomike 10%, pastaj 5.2% dhe këtë vit do të kemi rreth 3.8%”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.