Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aliu thotë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë janë intensifikuar

Gazeta10
23 September 2023 - 17:07

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë javë duke vazhduar .

Ai ka thënë se në këtë aks janë intensifikuar punimet në të gjitha llotet dhe se po angazhohen që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejtë.

“Ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet. Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Aliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.