Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori gjerman: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE-së një ditë

Gazeta10
09 May 2024 - 14:34

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor të Prishtinës ku u mbajtën disa aktivitete për këtë ditë.

Ai tha se Evropa për të simbolizon liri, prosperitet e paqe dhe se pa Ballkanin Perëndimor projekti i BE-së është i pakompletuar.

“Dhe BE mendoj që është projekti më i suksesshëm i paqes në historinë globale. Është një projekt i papërfunduar dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë anëtarë të rinj dhe në mesin e këtyre shpresoj të jetë Kosova një ditë. Gjermania është duke bërë gjithçka që të mbështesë këtë proces”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.