Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Anëtari i PDK-së: Kurti po kërkon të ndërrohen strukturat e sindikatave, e jo të dialogoj me ta

Gazeta10
30 Gusht 2022 - 19:09

Anëtari i PDK-së, Muzafer Shala ka kritikuar qeverinë Kurti për shmangje të dialogut sindikal me SBASHK-un tani kur po adresohen kërkesat e tyre përmes grevave.

Ai në Info10 ka akuzuar kryeministrin Kurti për siç thotë ai, që nuk po tregohet i gatshëm të dialogoj me këto sindikata por që i njëjti po insiston të ndërrohen stukturat sindikale të tyre.

LEXO EDHE: Hoxha: SBASHK-u asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi për testin PISA, bënin fotografi me PAN-in

“Nuk po shohim asnjë lëvizje nga ana e Qeverisë që të ofrojë zgjidhje për mësimëdhënësit. Është një arsye pse ata po kërkojnë tu rriten pagat. Është vendim i sindikatës, ata po i mbrojnë të drejtat e mësimëdhënësit. Kurti s’po është i gatshëm të dialogoj, por po thotë që duhet me ndërru strukturat sindikale”, tha Shala.

“Qeveria nuk është duke e bërë vlerësimin e mësimdhënësve. S’ka vetting. S’ka mësimdhënës perfekt. As libra e sistem perfekt, por ka përmirësim. Por, zgjidhja e problemit duhet me ardh nga lartë e jo nga poshtë. Përderisa Qeveria nuk merret me dialogun sindikal në këtë rast me SBASHK-un, sistemi i arsimit është shumë keq. Nëse sot nuk e fillojmë dialogun dhe nuk arrijmë konsensus mes interesit, ne nuk duhet me prit me u zgjidh ky problem”, tha Shala në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.