Gazeta10

Angazhimi i ushtarëve zviceranë në Kosovë po vihet në pikëpyetje

Dy ditë para Vitit të Ri, Partia Popullore e Zvicrës (SVP) nuk qëndroi e heshtur: “Tensionet në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës po rriten ndjeshëm. Ka shumë mundësi që situata të degjenerojë në vend. Shefja e Departamentit të Mbrojtjes, Viola Amherd, duhet të përgatisë menjëherë tërheqjen e trupave zvicerane në vend (195 persona)”. Partia borgjeze thekson se masa është veçanërisht e nevojshme që këta të fundit “të mos futen në arkivole”.

Në vend, situata është goxha ndryshe. “Na duhet mbështetje më e madhe nga NATO”, tha kryeministri Albin Kurti për mediat gjermane disa ditë më vonë, raporton “Le Temps”.

Berlini ka më pak se 100 trupa në Kosovë, por Gjermania mund të dërgojë më shumë nëse e kërkon situata, gjë të cilën dëshiron ta bëjë edhe Këshilli Federal i Zvicrës.

Larg nga ndarja e qëndrimit të SVP-së, ekzekutivi dha shenja në nëntor se përveç zgjerimit të përkushtimit të Bernës për Kosovën, donte t’i jepte vetes mundësinë e rritjes së fuqisë punëtore me 30 njësi, gjë të cilën parlamenti do ta votojë në muajt e ardhshëm.

KFOR-i, që dikur numëronte 50 mijë ushtarë, sot ka rreth 3800 sosh nga 28 vende anëtare. Deri në vitin 2020, situata u konsiderua relativisht e qetë. Megjithatë, konflikti është përshkallëzuar, sidomos pas çështjes së targave, shkruan “Le Temps”.

Prishtina, shkruan “Le Temps”, vendosi që të ndalonte së lëshuari targat për veturat e serbëve. Ky ndryshim i politikës provokoi reagim të ashpër e ndërmjetësim ndërkombëtar. Pas një qetësie të lehtë, kriza u rikthye në nëntorin e këtij viti 2022 – sërish për targat e automjeteve. Pastaj u rindez në fillim të dhjetorit pas arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës i akuzuar për vepra terroriste. Serbia gjykoi në dhjetor se rajoni është “në prag të konfliktit të armatosur”. Dhe rusët e perëndimorët shikojnë njëri-tjetrin sikurse qentë – me Moskën që mbështet hapur qeverinë nacionaliste në Beograd.

Por, nuk ka nevojë për panik, konsideron Departamenti Zviceran i Mbrojtjes (DDPS), i cili afirmon mbështetjen për ushtarët e tij. “Pjesëtarët e Swisscoy (kontingjenti zviceran i integruar në KFOR) janë shumë të përgatitur dhe të udhëzuar gjatë përgatitjeve për veprim”, tha Daniel Seckler, zëdhënës i Swissint, qendra e kompetencës së Ushtrisë së Zvicrës për promovimin e paqes në operacione ndërkombëtare. “Këtu përfshihen trajnime për situata në zona të angazhimit dhe si të veprohet në rast të tensioneve politike apo etnike. Siguria e pjesëtarëve të Swisscoy në Kosovë është top-prioritet”. DDPS-ja pranon se situata është “e tensionuar”. Por thekson se vendi “mund të konsiderohet i qetë dhe stabil në shumicën e rajoneve të tij”.

Sido që të evoluojë situata në terren, e ardhmja e kontingjentit zviceran do të vendoset në legjislaturën federale.

“Përkushtimi i Swisscoy-yt në Forcën Multinacionale të NATO-s në Kosovë (KFOR) duhet të zgjatet deri më 31 dhjetor 2026”, kërkon ekzekutivi zviceran, i cili vendosi që këtë ta bëjë në takimin e fundit më 2022.

Këshilli Federal (KF) konsideron se “Serbia pro-ruse mund të përdoret si qendër për tentimet e Moskës për të destabilizuar”, se “autoritetet e Kosovës ende nuk janë në gjendje të marrin përsipër të vetme detyrat e KFOR-it” dhe se rinimi i kontingjentit zviceran është “aq më i rëndësishëm duke pasur parasysh synimin e Zvicrës për të eksploruar mundësitë e forcimit të bashkëpunimit të saj me NATO-n”. Kështu KF propozon jo vetëm mbajtjen e 195 ushtarëve të pranishëm në terren (në vitin 2020 ishin 165), por edhe “për të plotësuar nevojat e mundshme shtesë”, që të mund të “ngritet numri maksimal prej 30 ushtarësh gjatë mandatit”.

Shpenzimi aktual prej 45 milionë frangash në vit, do të rritej më pas në 51.2 milionë franga, “të mbuluara nga buxheti”. Nuk ka dyshim se SVP-ja do ta kundërshtojë. Parlamenti pritet të marrë dosjen në fund të shkurtit. /Gazeta10

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat