Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arben Ahmeti: Qëllimi i Kurtit s’është marrëveshja, por shtrirja e sovranitetit në veri

Gazeta10
01 Gusht 2024 - 17:25

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot edhe një herë për rihapjen e Urës së Ibrit për qarkullim. Stano ka thënë se çdo hap dhe veprim duhet të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit.

Stano ka thënë se ky është qëndrimi i Brukselit zyrtar dhe se çfarëdo vendimi për hapje të Urës, duhet të dalë nga diskutimet në Bruksel në kuadër të dialogut.

Drejtori i Kanal10 në emisionin “Raport” duke komentuar deklaratën e  Bashkimit evropian për rihapjen e Urës, ka thënë se për këtë urë është dialoguar për më shumë se një dekadë.

“Prej vitit 2010 për urën të paktën afër 4 aranzhmane teknike janë bërë në dialog. Dhe, BE pas 15 vjet dialog prej 2010’es, kam  përshtypjen që në vitin 2013 ka qenë në dialog tema e urës, ajo marrëveshja e famshme e Edita Tahirit për Parkun e Paqes. Dhe tash jemi në vitin 2024 që i bie 11 vjet pas kësaj marrëveshje, Brukseli thotë me ardhur me bë edhe një marrëveshje. Krejt kjo shterpësia e EB-së duke qenë ndërmjetës pasiv i dialogut, sepse sot kur e sheh 15 vjet pas, BE ka qenë vetëm menaxhues i një teatri ku dy palët janë bërë kishe po takohen edhe kinse po bëjnë marrëveshje dhe BE ka dalë ka thënë se ka marrëveshje. Të gjitha marrëveshjet janë me interpretime 3 paleshe të paktën, Bashkimi Evropian qe e mban një mes, Kosova që e përmend vetëm pjesën që i takon edhe pala tjetër po ashtu”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka thënë se : Qëllimi i Kryeministrit Kurtit s’është marrëveshja, por shtrirja e sovranitetit në veri.

“Qëllimi i Albin kurtit nuk është marrëveshja, qëllimi i Albinmit është shtrirja e sovranitetit në veri dhe kjo jo përmes dialogut, sepse ai e konstaton se dialogu ka qenë  dështim. Por, përmes akteve konkrete dhe ndryshimit të gjendjes në teren”, ka thënë Ahmeti. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.