Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet dhe suspendohet nga puna polici pasi goditi me veturë një këmbësore në Obiliq

Gazeta10
23 January 2024 - 12:34

Inspektorati i Policisë së Kosovës mbrëmjen e së hënës ka arrestuar një polic pasi i njëjti ishte përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Në komunikatën e lëshuar nga IPK thuhet se polici i cili goditi një këmbësor ishte jashtë detyrës zyrtare me veturë private.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes një automjeti dhe një këmbësori ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private)”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar.

Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiqiliq, e më pas për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.

Zyrtari policor është dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe është suspenduar nga puna.

“Sipas hetimeve fillestare , aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje (më 22.01.2024) rreth orës 17:00 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësoren e cila në ato momente kishte qenë duke e kaluar rrugën.

“Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë. Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.