Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulm ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

Gazeta10
16 August 2023 - 9:55

Pasi të dyshuarit të parë iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh për sulm ndaj ekipit të Nacionales në Prizren, dje është arrestuar edhe një i dyshuar.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Në lidhje me rastin, me 15.08.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

E nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se i arrestuari i ditës së djeshme është ndaluar për 48 orë. Kurse, personi i parë është arrestuar në ditën e sulmit, e të cilit Gjykata ia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Për sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi ka pasur shumë reagime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.