Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet i dyshuari për sulmin me thikë ndaj taksistit në Prishtinë

Gazeta10
09 August 2023 - 12:06

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm një taksist u sulmua me thikë nga një i dyshuar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar personin D.M, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

I njëjti po dyshohet për “Vrasje në Tentativë” .

“Prishtinë, 09 gusht 2023 – Dje nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur më datë 08.08.2023 rreth orës 03:30, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. I dyshuari kishte goditur viktimën me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore.Arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore me ç’ rast policia identifikoi, lokalizoi dhe arrestoi të dyshuarin; D. M, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në Tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.