Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Gazeta10
03 February 2023 - 11:37

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë, i cili ishte i dënuar me dhjetë vite burgim dhe ishte me urdhërarrest ndërkombëtar.

“Prishtinë, 03 shkurt 2023 – Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka njoftuar Policia, transmeton Gazeta10.

Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast i dyshuari  u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar.

“Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar tutje policia. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.