Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet ‘Nazmi Bio Mulaku’ nga Vushtrria që pretendon se është mjek popullor

Gazeta10
16 Korrik 2024 - 14:27

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Nazmi Mulakun, që njihet si ‘Nazmi Bio Mulaku” i cili në rrjetet e tij sociale pretendon se është mjek popullor dhe se shëron disa sëmundje.

Ai dhe një person tjetër janë arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ dhe “Mashtrimi”.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se janë arrestuar në Vushtrri dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ nga neni 256 i KPRK dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, dhe gjatë ditës së sotme (16 korrik) Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.” – ka njoftuar Prokuroria.

Kujtojmë se videot e tij janë shpërndarë me të madhe në rrjete sociale, ku ai shihet gjoja me pacientë, të cilët i shëron nga sëmundje të ndryshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.