Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një i dyshuar për grabitjet e fundit në Prishtinë

Gazeta10
07 February 2024 - 23:08

Policia e Kosovës ka identifikuar dy të dyshuar për grabitjet e fundit në Prishtinë, njërin prej të cilëve e ka arrestuar.

“Sot hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, kanë identifikuar dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në së paku tri grabitje, të cilat janë kryer ditëve të fundit në Prishtinë nën kërcënimin e armës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se A.A, mashkull, 31 vjeç, është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe kontrolle në tri lokacione (shtëpi), ku në cilësi te provave materiale kanë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale që lidhen me rastet, përfshirë këtu edhe një veturë”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.