Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Arrestohet një person i dyshuar për disa grabitje dhe tentim grabitje të armatosura në Prishtinë

Gazeta10
18 February 2025 - 20:40

Është arrestuar një person i dyshuar se ka qenë i përfshirë në shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura.

Siç bën të ditur policia, këto raste kanë ndodhur kohëve të fundit në kryeqytet.

“Ndaj personit të dyshuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, shkruhet në komunikatën për media.

Aktualisht po vazhdon puna hetimore në koordinim edhe me Hetuesit Rajonal, për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.