
Sipas raportit 24 orësh policor, është arrestuar një person pasi kishte dhunuar një femër kosovare në Klinë me datën 10 shtator, raporton Gazeta10.
I arrestuari është mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Klinë 10.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/Gazeta10.