Gazeta10

Arrestohet një person për shitje të narkotikëve në Prizren

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Prizren, gjatë zbatimit të një plani operativ ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Me datën 04.06.2024 rreth orës 19:00, në kuadër të planit operativ të lartcekur, DHTN-njësia në Prizren, ka pranuar informacione se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se nga banesa e tij në Prizren në intervale të ndryshme kohore ka shitur dhe ka shpërndarë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Pas pranimit të këtij informacioni, lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake nga njësia e lartcekur policore është organizuar një urdhër kontroll në banesën në të cilën ishte duke banuar personi i dyshuar i lartcekur, ku gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar përkohësisht dëshmitë si në vijim:

një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 14.56 gramë (e përgatitur për shitje),

një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 1.69 gramë (e përgatitur për shitje),

një telefon mobil,

një pako me folje alumini,

njëqind e dymbëdhjetë (112) euro para të gatshme.

Lidhur me rastin personi i dyshuar është dërguar për intervistim, ku pas intervistimit ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e ndalimit policor, derisa me procedurat e mëtejme hetimore lidhur me këtë rast vazhdojnë të merren njësitë përkatëse policore.

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
Vrasjee
Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare
111
Ish menaxheri pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” këngën e re në YouTube