Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Arton Demhasaj: Postet shtetërore janë rezultat i koalicioneve, jo vetëm i votës

Gazeta10
20 April 2026 - 23:11

Komentatori politik Arton Demhasaj, në Politiko komentoi zhvillimet politike dhe negociatat për formimin e institucioneve në Kosovë, duke u ndalur te marrëdhëniet mes partive dhe procesi i zgjedhjes së presidentit në sistemin parlamentar.

Demhasaj tha se në sistemin parlamentar presidenti nuk është funksion që garohet drejtpërdrejt në zgjedhje, por del nga marrëveshjet politike dhe koalicionet ndërmjet partive pas zgjedhjeve.

Ai kujtoi rastet kur, sipas tij, në marrëveshje të mëhershme politike mes PDK-së dhe LDK-së, një parti e parë në zgjedhje, PDK ka marrë postin e presidentit, ndërsa prtia e dytë, LDK ka marrë postin e kryeministrit, duke e cilësuar këtë si praktikë të funksionimit të parlamentarizmit.

“Kanë pasur koalicion PDK dhe LDK, kanë bërë marrëveshje, kanë bërë bashkëqeverisje. LDK si parti e dytë e ka marrë kryeministrin, PDK si parti e parë e ka marrë presidentin. Kështu funksionon parlamentarizmi, nuk ka logjikë tjetër parlamentarizmi”, tha Demhasaj në Politko.

Duke folur për zhvillimet aktuale politike dhe negociatat mes liderëve, Demhasaj tha se në një takim fillestar mes kryetarit të LDK-së,  Lumir Abdixhiku dhe kryeministrit Albin Kurti, është diskutuar mundësia e një marrëveshjeje politike ose një presidenti konsensual.

Sipas tij, nëse në atë fazë do të ishte synuar realisht një marrëveshje politike, atëherë nuk do të kishte nevojë për “komunikim të ndryshëm publik”, por për negociata të drejtpërdrejta për ndarjen e pushtetit.

Demhasaj theksoi se këto procese janë pjesë e pazareve politike që ndodhin në sistemin parlamentar, ku partitë negociojnë për postet ekzekutive dhe institucionale pas zgjedhjeve.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/AR5o5HHkNxw

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.