Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bahtiri e Ferati përplasen në sheshin Car Lazar: “Rregullimi i rrugëve s’ka kompetenca komunale”

Gazeta10
02 Shtator 2024 - 22:05

Ish kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri dhe Sadri Ferati Ish – ministri i Pushtetit Lokal zhvilluan një debat të ashpër mes vete lidhur me rrugët e pjesës veriore.

Të dy kishin bindje të ndryshme rreth asaj se kujt i takonte përgjegjësia e rregullimit të rrugëve në zonën ku ata po flisnin.

”Moslirimi i urës ka qenë një e pabesë ndaj neve, prej Bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Bahtiri

”Ura është një fakt që duhet me u kry, vetëm kemi dallime e dilema. Kjo pjesë këtu është kompetencë e kësaj komune sikurse pse nuk qarkullojnë automjetet prej urës e në drejtim të shtëpisë së mallrave”, tha nga ana tjetër ish ministri Ferati, raporton gazeta10.

Kjo shkaktoi reagimin e ish kryetarit Bahtiri, pasi sipas tij nuk ishte kaq e thjeshtë.

”Jo,jo me fal, nuk është kaq e thjeshtë se këtu ka qenë rruga kryesore”, ka insistuar Bahtiri.

“Rregullimi në këtë pjesë, sipas ligjit ku ka rrugë e shesh është kompentencë e komunës”, deklaroi Ferati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

”Nuk mundet një rrugë e cila ka lidhur qytete me ndryshu komuna, nuk e ka asnjë shancë”, reagoi Bahtiri duke e kundërshtuar mendimin e ish ministrit Ferati. /Gazeta10/

“.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.