Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e Bardhoshit të revoltuar nga problemet me rrugë dhe kanalizim, komuna e Prishtinës premton zgjidhje

Gazeta10
07 September 2023 - 16:57

Në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, pronarët e disa prej bizneseve dhe banorëve të fshatit Bardhosh kanë shfaqur kërkesën e tyre për hapjen e autostradës në mënyrë që të shkurtohet rruga e tyre.

Ata kanë thënë se nga viti 2015 kanë kërkuar nga secila qeveri por që sipas tyre asnjëherë nuk kanë hasur në mirëkuptim.

“Asnjëherë nuk kanë dalë në terren, unë dhe kompania “KuviLabi” kemi të njejtin problem dhe ministria e Instrastrukturës  e ka bllokuar rrugën dhe na e ka pamundësuar kyqjen në autostradë”, ka thënë pronari i biznesit me 85 punëtorë.

Për të marrë qendrimin e komunës së Prishtinës, “Raport” ka telefonuar drejtorin për investime strategjike, Krenas Xhaferi, i cili ka thënë se kanë marrë shqetësimet e banorëve dhe do të rrisin dinamikën për realizimin e punëve në rregulllimin e rrugës afër autostradës.

Në lidhje me problemet me kanalizimin,  Xhaferi ka thënë se janë duke pritur përgjigjem e Ministrisë së Infrastrukturës pasiqë pa lejen e tyre nuk mund të ndërhyjnë në autostradë për shpimin e saj.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.