Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Banorët e lagjes Mati1 të rrezikuar nga qentë endacak, dëgjuesi i “Adresa e ankesave” tregon si i shpëtoi për pak sulmit nga ta

Gazeta10
17 October 2024 - 9:33

Emisioni “Adresa e ankesave” në Kanal10 tashmë është shëndrruar në vendin ku qytetarët nga vende të ndryshme në Kosovë po raportojnë sfidat dhe problemet e tyre, raporton Gazeta10.

Këtë të enjte, një qytetar i kryeqytetit, në Lagjen Mati 1 tregoi rrezikun nga qentë endacak.

“Ankesa ime, jemi në rrezik nga qentë, nuk kisha mundësi të dal nga dera e banesës. Fati im që hyra në banesë përndryshe me siguri kisha pësuar sikur disa të tjerë, Prishtinë, Mati1”, bëri  të ditur dëgjuesi në radion e Kanal10.

Kujtojmë se komuna e Prishtinës muaj më parë kishte vendosur t’i ndaj nga 50 euro për secilin që adapton qen endacak. E sulmet nga ta nuk janë të rralla.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.