
Barcelona mund të bëjë një përforcim në mbrojtje në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Largimi i Inigo Martinez drejt Al Nassr ka lënë një boshëllëk në fazën defanzive të klubit katalan, të cilët po shikojnë mundësitë e një transferimin surprizë.
“Blaugranët” janë duke e monitoruar nga afër mbrojtësin e talentuar brazilian, Luis Benedetti, i cili aktivizohet te skuadra e Palmeiras.
Benedetti është 19-vjeçar dhe shihet si një lojtar me potencial për të ardhmen.
Ky operacion mund t’i kushtojë Barcelonës rreth 10 milionë euro.
Përveç Barcelonës, situatën e mbrojtësit brazilian janë duke e monitoruar edhe Arsenali dhe Napoli.