Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Basha: Nëse e kritikoni Kurtin për shkuarjen në varrim, e ofendoni Japoninë

Gazeta10
27 Shtator 2022 - 20:16

Deputeti i shumë përfolur i VV-së, Dimal Basha, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti për vizitën e tij në Japoni, për të marrë pjesë në varrimin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se sipas tij, ata që ankohen për shkuarjen e kryeministrit, “e ofendojnë shtetin japonez”.

Basha këtë konkludim të tij paksa të çuditshëm e bazon në disa të mira që Kosova ka pasur nga Japonia.

Postimi i plotë:

E kemi traditë me nderu njerëz e shtete në rast vdekje, aq më tepër kur bëhet fjalë për shtetin japonez që është superfuqi botërore, e mbi gjitha mik i madh i Kosovës, e duke mos harru që për më shumë se 20 vjet Japonia ka ndihmuar Kosovën në projekte në vlerë me miliona euro!

Kështu që kur t’ankoheni pse ka shku Kryeministri atje, e ofendoni shtetin japonez, jo Albin Kurtin.

Përndryshe më poshtë i gjeni disa të mira që gëzojmë falë shtetit japonez:

Në krizën më të rëndë me COVID-19, ka dhuruar mbi 718,000 dollarë për Kosovën përmes UNICEF-it, për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

4 milionë euro ka ndihmuar Kosovën me pajisje për monitorimin e cilësisë se ajrit.

Gjithashtu ka implementuar një projekt për ndërtimin e kapaciteteve të menaxhimit të mbeturinave.

Projekt për ngritjen e kapaciteteve për shërbimin publik të Kosovës.

Këtë vit prapë ka dhuruar pajisje mjekësore me vlerë prej 1 milion euro për spitalet e disa komunave të Kosovës.

Po ashtu këtë vit ka mundësuar që studentët nga Kosova të vijojnë studimet në universitete japoneze.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.