Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Basri Muja: Edi Rama dhe Vjosa Osmani u afruan nga “armiku i përbashkët” – Albin Kurti

Gazeta10
12 March 2026 - 22:30

Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Politiko tha se nuk beson në teoritë e  komplotit  mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe  Richard Grenell, lidhur me zhvillimet politike në Kosovë.

Sipas Mujës, edhe pse Rama ka pasur ndërhyrje të shpeshta në proceset politike në Kosovë, ai nuk e sheh të besueshme tezën për një komplot të tillë.

“Sa i përket komplotit që po përmendet, Rama-Grenell, nuk e besoj këtë teori. Rama shpesh është përzier në zhvillimet politike dhe fatkeqësisht në shumë raste është përzier mbrapsht, gjë që është shenjë e keqe për Kosovën, por nuk mendoj se kemi të bëjmë me një komplot të tillë,” tha Muja në Politiko.

Ai ka shtuar se afrimi i fundit mes Ramës dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, mund të shpjegohet më shumë me rrethanat politike sesa me ndonjë koordinim të fshehtë.

Sipas tij, një faktor që mund t’i ketë afruar ata është kundërshtimi i përbashkët ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Duket se armiku i përbashkët i ka afruar, që në këtë rast është Albin Kurti,” ka theksuar Muja./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.