Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridonës, zbulohet çka u gjet

Gazeta10
09 December 2023 - 19:50

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve për rastin e vrasjes së rëndë të 30-vjeçares, Liridona Ademaj, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, ka kryer sot një aksion policor në fshatin Novosellë të Gjakovës, me ç’rast ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt, Tomë Dodaj,

Sipas Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit të shtëpisë së Dodajt, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë.

49-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Dodaj dyshohet se ka furnizuar me armën e krimit dy të dyshuarit tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, i gjithë vendi u trondit nga ngjarja makabre ku viktimë ishte 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.