Lajme

Bekë Berisha i reagon Dugollit të VV-së: Zgjedhjet janë afër andaj po gënjen për vota

Gazeta10
06 Qershor 2023 - 15:04

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka mohuar akuzat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli për kërcënim verbal.

Ai tha se këto akuza janë për efekt elektoral, duke shtuar se zgjedhjet janë afër dhe atij po i duhen vota.

Sipas tij, kjo formë e viktimizimit është e konsumuar.

“Deputeti Dugolli e ka shumë problem zgjedhjen edhe një mandat dhe tash zgjedhjet janë afër. Këta kanë dështuar në çdo aspekt dhe në këtë formë kanë me u mundua tash e tutje edhe deputetë tjerë me nxjerrë këso gënjeshtre për me marrë votë”.

“Unë do ta pyes se problemi ke, nëse dëshiron me marr ndonjë vote dil gënje në forma të ndryshme sepse kjo formë e viktimizimit është konsumuar dhe nuk e ka kërcënuar askush”, tha Berisha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.