
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka treguar se a është pro hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë.
Sipas tij, hapja e urës së Ibrit duhet të ndodh, por që kjo nuk do të ndihmojë të arrihet marrëveshja me Serbinë, raporton Gazeta10.
“Unë jam pro hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë, ndarja e saj nuk është dashur të ndodh as atëherë kur ka ndodhur, sepse ajo duhet të jetë e lirë dhe e qarkullueshme për qytetarët, por hapja e kësaj ure a do të ndihmojë të arrihet marrëveshja me Serbinë, jo prandaj nuk duhet të rëndohet dialogu në Bruksel për një çështje koti”, tha ai në Kanal10./Gazeta10