Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha për fjalimin e Ramës: Kudo që udhëton, paraqitet si antishqiptar

Gazeta10
12 October 2022 - 21:33

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë të Vaut të Dejës, ka komentuar ndër të tjera edhe fjalimin e rivalit të tij politik, Edi Ramës.

Berisha është shprehur se qëndrimi që kreu i qeverisë, Edi Rama, mbajti në KiE ishte skandaloz. Sipas tij, fjalimi i Ramës tregoi që ai është antishqiptar.

“Në Këshillin e Evropës mbajti fjalimin, iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha që s’jemi prokurori këtu, pastaj i tha pse ke frikë nga hetimi. Nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkak kryesor është qëndrimi i Edi Ramës se të gjithë vraponin për të bllokuar gjykatën dhe sot bëri skandalin dhe iu ngrit tjetri, ke ngatërruar adresë. Kudo që udhëton, ai udhëton si një antishqiptar i mirëfilltë”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.