
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po jep sinjale të këqija, raporton Gazeta10.
Bërnabiq ka thënë se Kurti po deklaron se marrëveshja e Brukselit nuk ekziston.
“Albin Kurti po thotë se marrëveshja e Brukselit nuk ekziston. Këto janë sinjale të këqija. Ajo marrëveshje ekziston dhe duhet respektuar”, tha Brnabiq.
Më tej, bëhet e ditur se kryeministrja e Serbisë ka kërkuar që ato marrëveshje që nënshkruhen edhe të zbatohen e të respektohen.
“Kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi sot se nuk është arritur asnjë marrëveshje për tabelat me Prishtinën dhe theksoi se edhe serbët nga Kosova e Metohija dhe Beogradi po kërkojnë që ato të nënshkruhen, zbatohen dhe respektohen”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
“Pas hapjes së objekteve të kompanisë së IT-së “Luxoft” në Beograd, Brnabiq ka theksuar se Beogradi është i shqetësuar, sepse nuk i sheh frytet e bisedimeve me BE-në dhe SHBA-në në Prishtinë”, bëhet e ditur më tej nga Tanjug. / Gazeta10