Besimtarët muslimanë ditën e sotme janë nisur drejt vendeve të shenjta, për ta kryer kushtin e pestë të Islamit që është shkuarja në Haxh.
Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka njoftuar se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë, ku do të udhëtojnë përgjatë 3 ditëve, më 17, 18 dhe 19 qershor.
“Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer kushtin e pestë të Islamit – haxhin.Në përcjellje të tyre, përveç familjarëve të shumtë, doli edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili u uroi besimtarëve rrugë të mbarë dhe haxh e ibadete të pranuara.Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë përgjatë 3 ditëve, më 17, 18 dhe 19 qershor”, shkruhet në njoftim.