
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli ka komentuar zhvillimet e reja në luftën Rusi-Ukrainë dhe përpjekjet e SHBA-së për të arritur një marrëveshje mes të dyja vendeve.
Bilalli ka deklaruar se Ukraina tashmë është çështje e kryer.
Sipas tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka marrë një goditje për shkak të ndryshimit të gjeopolitikës.
“Ukraina është çështje e kryer në atë aspektin që territoret e pjeses lindore, e kemi edhe shefin e Pentagonit, i cili e bëri të qartë në takimin e NATO-s se nuk ka krime, pra jo Krime jo NATO”, ka thënë Bilalli.
Ai ka theksuar se takimi i Riadit ka pasur 20% të kohës për Ukrainën dhe se më shumë është diskutuar për çështje të tjera. /Gazeta10/