
Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca në Politiko komentoi deklaratën e u.d Presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me gatishmërinë e saj për të kontribuar në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Grainca theksoi se përtej deklaratës publike, ai shpreson që Haxhiu të tregojë vullnet të sinqertë dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar procesin.
“Shpresoj që të mos mbetet vetëm një deklaratë. Shpresoj gjithashtu që si ushtruese e detyrës së Presidentes, të gjejë mekanizma dhe mënyra të drejta për të komunikuar edhe me partinë e saj, pra Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që të dalim sa më shpejt nga ky ngërç politik,” tha Grainca në Politiko.
Grainca shtoi se situata aktuale politike në vend, për të është “absurde dhe e palogjikshme” dhe se zgjidhja kërkon dialog konstruktiv dhe koordinim midis subjekteve politike. Ai theksoi edhe nevojën për bashkëpunim për të shmangur bllokadat e mëtejshme dhe për të avancuar proceset institucionale në përputhje me Kushtetutën./Gazeta 10
Deklarata e plotë: