Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Blerim Sallahu: Bojkotimi i seancës kur kërkohet kuorumi përbën shkelje kushtetuese

Gazeta10
11 March 2026 - 22:01

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu në Politiko tha se bojkotimi i seancave parlamentare në rastet kur kërkohet kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje përbën shkelje kushtetuese, edhe pse nuk ekziston një formë klasike detyrimi për t’i mbajtur deputetët në sallë, shkruan Gazeta 10.

Sipas tij, në momentin kur një çështje vendoset në dispozitiv për votim, deputetët janë të obliguar të qëndrojnë në sallë dhe të shprehen me votë “për”, “kundër” ose “abstenim”.

“Kur thuhet në dispozitiv, deputeti ose deputetët urdhërohen të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë për, kundër ose abstenim, ata duhet të qëndrojnë, kuptohet”, tha Sallahu në Poltiko.

Ai theksoi se megjithëse nuk ka një mekanizëm klasik detyrues që i obligon deputetët të qëndrojnë fizikisht në sallë, largimi apo bojkotimi i seancës në situata kur kërkohet kuorumi i domosdoshëm konsiderohet shkelje e Kushtetutës.

“Nuk ka formë klasike të detyrimit që të qëndrohet në sallë, por është shkelje kushtetuese nëse deputeti e bojkoton seancën në rastet kur duhet kuorumi i nevojshëm”, shtoi tutje Sallahu.

Megjithatë, Sallahu shtoi se për këtë situatë nuk parashihet ndonjë sanksion apo ndëshkim specifik ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në votim./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.