
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas Albin Kurtit ka biseduar në telefon edhe me Aleksandar Vuçiqin.
Ata kanë diskutuar për nevojën e arritjes së shpejtë të një marrëveshje me Kosovën.
“Sekretari i Shtetit Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën. Presidenti Vuçiq prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se Sekretari Amerikan i Shtetit dhe presidenti serb kanë folur edhe për raportet e Serbisë me Rusinë.
Me Blinken, gjatë ditës ka biseduar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Gazeta10