Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Borrell e pranon se ka pengesë në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbinë

Gazeta10
13 November 2023 - 13:48

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, para takimit me krerët e diplomacisë së Bashkimit ka theksuar se ka pengesë në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por thotë se Ukraina do të sjellë dinamikë për integrimet.

“Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e një procesi negociues me Ukrainën. Kjo do të shkaktojë një ortek të vendeve të tjera që duan të anëtarësohen. Ka një pengesë në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por dinamika që do të iniciojë Ukraina do të ndikojë në të gjithë vendet kandidate që aktualisht presin radhën e tyre në procesin e negociatave”, tha Borrell

Ai ka thënë se sot në një takim të zgjeruar me ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojë për raportin e miratuar së fundmi për zgjerimin e Komisionit Evropian.

Borrell gjithashtu theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.