
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Borrell ka shkruar në Twitter se ata pajtohen që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues.
Ai gjithashtu ka vlerësuar koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë./Gazeta10
Spoke to @NATO SG @jensstoltenberg about the situation in north of Kosovo. We agree that Pristina must de-escalate and not take unilateral, destabilising steps. Appreciate the continuous good coordination between @EULEXKosovo and @NATO_KFOR in ensuring a safe & secure environment
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 28, 2023