Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“A keni nevojë për krushq?…” Lahi Brahimaj zbulon se si e mori vesh që po ndodhte një sulm tek familja Jashari

Gazeta10
28 November 2026 - 22:03

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka rrëfyer një nga mënyrat interesante të komunikimit mes njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.

Në një rrëfim në emisionin “Java” në Kanal10, Brahimaj ka treguar se përmes radiokomunikimit kishin përdorur një gjuhë të koduar për të koordinuar veprimet ushtarake.

Ai ka shpjeguar se në një komunikim ishte përdorur pyetja nëse në Drenicë kishte “dasëm të madhe” dhe nëse kishin nevojë për “krushq”, si një mënyrë për të kuptuar nëse nevojitej përfshirja e njësive të tjera të UÇK-së.

Sipas Brahimajt, pas këtij komunikimi ai kishte njoftuar njerëzit e njësive të ndryshme të Dukagjinit, përfshirë Jabllanicën dhe Gllogjanin.

Ai ka treguar se gjatë tri netëve të ardhshme ishin organizuar shtatë sulme në pjesë të ndryshme të Dukagjinit, në pozicionet e forcave serbe.

Brahimaj ka thënë se këto aksione kishin për qëllim edhe shpërqendrimin e forcave serbe nga Prekazi, por edhe vetëmbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka përmendur gjithashtu se më vonë ishin realizuar rreth 27 aksione në tërë Dukagjinin, duke pasur në shënjestër pikat e forcave serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.