Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bulliqi: Ditët e humbura të mësimit – vështirë të kompensohen 

Gazeta10
06 Shtator 2022 - 20:42

Shpejtim Bulliqi – Kryetar i Komunës së Podujevës ka thënë se çdo kryetar i komune dhe çdo qytetarë e dijnë që ditët e humbura të mësimit që janë humbur për shkak të grevës në arsim janë vështirë që të kompensohen. 

Teksa, ka deklaruar se edhe pagat e mësimdhënësve nuk janë të kënaqshme, por që sipas tij duhet të i lihet hapësirë dialogut, raporton Gazeta10. 

Paga e punëtorëve, shërbyesve civil, dhe mësimdhënësve sigurisht që nuk është e kënaqshme – duke pasë parasysh krizën dhe nivelin e inflacionit, mirëpo gjithmonë duhet lënë hapësirë dhe hapë rrugë dialogut social. Prandaj, duke pasë parasysh këtë fakt dhe faktin që para pak ditësh Qeveria e vendit ndau pakon financiare që u dedikohet shërbyesve civil, mendojmë që sado pak është një ndihmesë që ju bëhet këtyre punëtorëve, që ta përballojnë gjendjen e inflacionit”, ka thënë ai në Politiko me Kushtrim Sadikun. 

Bulliqi më tej ka thënë se viktimë e krejt këtij procesi janë nxënësit./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.