Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bunjaku iu përgjigjet kritikave: Kanë thënë LDK-ja me pleq, tash Kurti më i vjetri

Gazeta10
26 Korrik 2023 - 10:12

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e ka quajtur të dobët dhe të moshuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Bunjaku-Rexhepi duke qeshur ka thënë se VV-ja gjithmonë është shtirur se ka liderin më të ri, ndërkohë që tani kanë dy liderë opozita më të ri dhe Kurti mbetët më i vjetri.

Madje, ajo ka thënë se çdo herë ka pasur paragjykime se LDK-ja e pleqve, por tani ka një lider të ri, shkruan Gazeta10.

“Kjo Qeveri s’ka bërë asnjë gjë pozitive. O hiç, hiç asgjë. Mund të them se është kryeministri më i dobët në Republikën e Kosovës. Nëse ka ndonjë vlerë do t’ia njohja. Gjithmonë është shtirë si lideri më i ri,  mund të them se tani për këtë kohë është lideri më i vjetër. Edhe për nga mosha tani është më i vjetri. AAK-ja është parti e vogël. Këto tri partitë më të mëdhaja që janë po i marrë. Tanë kohën janë thirr që LDK-ja me pleq me pleq, tani e kanë një lider të ri si Lumir Abdixhikun. Kështuqë që Kurti është më i vjetër se dy liderët opozitar dhe nuk mendoj se ka bërë diçka pozitive Kurti por është kryeministri më i dobët që pas luftës.’’, tha ajo në “PolitikOFF”.

Tutje, ajo ka thënë se nëse do të kishte bërë diçka të mirë Kurti për vendin, ajo do t’ia njihte kontributin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.