Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Burgim i përjetshëm ndaj të akuzuarin për vrasjen e 15-vjeçarit dhe babait të tij, tjetri lirohet nga akuza

Gazeta10
09 Tetor 2023 - 14:13

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Xhafer Bardhit, duke e dënuar me burgim të përjetshëm lidhur me akuzën se si rezultat i një mosmarrëveshjeje pronësore kishin privuar nga jeta 15-vjeçarin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, u lirua nga akuza.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues Agim Kuçi.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Xhafer dënohet me burgim të përjetshëm, kurse i akuzuari Amir lirohet në mungesë të provave dhe të njëjtit i ndërpritet masa e paraburgimit.

Po ashtu, konfiskohet arma me të cilën është kryer vepra penale.

Pas shpalljes së aktgjykimit, brenda dhe jashtë gjykatës ka pasur tensione nga pala e dëmtuar.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 28 shkurt 2022, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të pandehurit Xhafer Bardhi dhe Amir Bardhi, ngarkoheshin se më 5 prill 2021 në vendin e quajtur “Zabel” në pyllin e fshatit Gradicë, për shkak të një mosmarrëveshje pronësore rreth së drejtës së shfrytëzimit të malit, me dashje të pandehurit Bardhi në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta të miturin- tani të ndjerin A.M 15-vjeçar dhe prindin e tij B.M. /BetimipërDrejtësi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.