
Institucionet e Kosovës do të shpenzojnë plotë 1 milion e 617 mijë e 740 euro për marrjen me qira të 465 veturave.
I tërë ky proces është udhëhequr nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP).
E gjithë kjo vlerë do të shpenzohet për shfrytëzimin e automjeteve me qira në kohëzgjatje prej vetëm 1 vit.
AQP javën e kaluar ka nënshkruar kontratat me operatorët ekonomik që do të ofrojnë këto vetura me qira, raporton Gazeta10.
Sipas dosjes së kontratës shihet se tenderi është ndarë në tre lote dhe automjetet do të shfrytëzohen nga instiucionet e ndryshme të vendit.
Për loton e parë do të shpenzohen 391 mijë e 160 euro për 163 automjete, e që i bie se shteti do të paguajë 199.98 euro qira mujore për një veturë.

Në loton e dytë janë shpenzuar më së shumti para dhe atë në vlerë prej 806 mijë e 346 euro për 224 automjete, e që i bie se qiraja mujore për një veturë do të paguhet 299.98 euro.

Dhe për loton e tretë janë shpenzuar 420 mijë e 264 euro për shfrytëzimin e 78 automjeteve dhe për këtë loto është paguar më së shumëti për një automjet, pasi që shteti do të paguajë 449 euro qira mujore për një veturë, raporton Gazea10.

Kampionë në shfrytëzimin e këtyre automjeteve do të jetë Ministria e Mjedisit, Planifkimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me 44 sosh, pasuar nga Administrata Tatimore e Kosovës me 33 automjete dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës që do t’i marrë në shfrytëzim 30 sosh. Kurse pjesa tjetër do të shfrtytëzohen nga ministritë dhe agjencitë tjera.
Për të mos u ‘dorëzuar’ para luksit, shteti është përkujdesur që veturat të mos jenë më të vjetra se të vitit 2014.
E, që në total i bie se nga buxheti i shtetit do të shpenzohen 1 milionë e 617 mijë e 740 për marrjen me qira të 465 veturave.
Veturat do të jenë tipit Pegoeot 508, Renalut Megane dhe Dacia Snadero. /GAZETA10/