
Qëndrueshmëria e qeverisë Kurti për ta hapur urën e Ibrit ka shkaktuar reagime të ndryshme nga aleatët ndërkombëtar, raporton Gazeta10.
Ish diplomati, Blerim Canaj në emisionin ‘Raport’ thotë se ajo ka ndikuar në lidhjen e ftohur me ShBA-të.
“Nuk është goditja e parë e me siguri që s do të jetë e fundit. Kam frikën se po fillojmë ngadal edhe të bëhemi imun ndaj këtyre goditjeve. Kurti është i zgjedhuri i republikës së Kosovës dhe goditjet që i bëhen Kurtit është goditje që i bëhet vendit dhe neve personalisht. E kjo tregon në kontinuitet që fatkeqsisht me amerikanët qeveria jonë i ka marrdhëniet e ftohura dhe pastaj fatkeqësisht konsiunencat po i bart shteti”, tha Canaj.
Ndërkaq sipas tij, kryeministri Kurti temën e çështjes së urës në Mitrovicë po e përdor për qëllime tjera.
“Tema e urës së Ibrit është temë që Kurti po e përdor për konsum të brendshëm sikurse jemi mësuar ta shohim. R nëse e e shohim linçimet që ua ka bërë ai edhe njerëzve që kanë luftuar për liri, kanë shpallur pavarësi i ëktij shteti, atëherë ai antyrisht që do të duhet të vazhdoj me mashtrime”, vazhdoi tutje ai. /Gazeta10/