
Në një nga vendet ku kërkohet siguria e punonjësve dhe mbajtja e armëve nga ta, është marr vendim t’iu hiqet kjo e drejtë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vendosur që gardianëve t’iu merren armët, raporton Kanal10.
E mbajtja e armëve është paraparë edhe me ligj, ku në nenin 62 pika 6 thuhet se zyrtarët korrektues përveç armës personale zyrtare mund të ngarkohet edhe me armë tjerët e cila është e lejuar për përdorim nga SHKK gjatë orarit të punës. (dok ligj.)
Ky vendim është marr për shkak të mungesës së armëve të zjarrit, pasi jo të gjithë zyrtarët janë të pajisur me ato.
Florent Gashi nga kjo qendër ka thënë se armët iu janë hequr zyrtarëve që e kanë nivelin e sigurisë të ulët, për të iu dorëzuar atyre më rrezikshmëri më të lartë. /Gazeta10/
Kronikën e plotë për këtë temë e gjeni me poshtë: