Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Çeku: Bashkëpunimi me Francën do të vazhdojë në fushën e artit bashkëkohor

Gazeta10
04 November 2022 - 21:35

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se bashkëpunimi kulturor i nisur me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëprodhim kinematografik, dhe projektet e zhvilluara në fushën e arkeologjisë me Francën, do të vazhdojë me hapa tjerë konkret.

Çeku ka shkruar në Facebook se bashkëpunimi kulturor me shtetin e Francës mori një dimension të ri dhe dinamikë të shtuar me vizitën gjashtë ditore të përfaqësuesve të rajonit Hauts-de-France në Kosovë. 

“Profesionistë të fushës së kulturës dhe trashëgimisë kulturore nga Franca, kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit e institucioneve dhe skenës së pavarur dhe kanë zhvilluar vizita në asete të trashëgimisë kulturore me potencial për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Vizita filloi me Konferencën për Politikat publike në Francë, ku u prezantua përvoja franceze e zhvillimit të politikave kulturore. Ditët në vijim delegacionet zhvilluan takime dhe vizita në institucionet e arsimit të lartë në Prishtinë dhe Prizren, me akterët e skenës së pavarur kulturore, për të vazhduar në lokacionet e Bienales Nomade Manifesta 14, Kalanë e Novobërdës dhe shfaqjen në teatrin ODA, për të shijuar jetën e pasur kulturore në Kosovë”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.