Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta10
23 Dhjetor 2022 - 6:28

09:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Marrëveshjet e Kredisë me BERZh-in për projeket “Korniza e Qyteteve të Gjelbërta – Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike” – në Prishtinë dhe Prizren etj. (Kuvendi Kosovës, C203)

09:00

“Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Obiliqit, aktivitet ky njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Obiliq)

10:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) prezanton platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale. (Klan Arena, Fushë-Kosovë)

10:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00

Iniciativa për Progres (INPO) mban konferencë për media, në të cilën do të publikohet raporti i përmbushjes së premtimeve të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Zyrat e INPO-s, rr. “Qamil Hoxha”, Prishtinë)

10:30

Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë prezantojnë draftin e Planit të Menaxhimit të Pellgut Lumor – Drini i Bardhë (K-7), Krijimin e Rrjetit të Monitorimit të Ujërave Nëntokësorë (K-4) dhe Planin për Menaxhimin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna (K-3). (Objekti ish-Rilindja)

11:00

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës)

11:00

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon edicionin e gjashtë të konferencës “Sporti dhe Media” ku do të mbahet punëtori për rrjetet sociale nga Valon Canhasi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:30

Mbahet takimi i 225-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KGjK-së)

11:30

Kolegji UBT mban ngjarjen “Let’s meet the Rector”, me ç’rast rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, do të takojë dhe bashkëbisedojë me studentët e dalluar të të gjitha fakulteteve.(Parku Shkencor Inovativ i UBT-së,  Lipjan)

13:00

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të mbajë konferencë për medie, ku do të prezantohet Raporti Përmbledhës i Punës gjatë vitit 2022, përkatësisht angazhimi në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38)

15:00

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me punën dhe aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022. (Kuvendi, N506) 

16:00

OJQ “Hardh Fest” mban konferencën për medie, ku do të shpalos datat dhe sloganin e edicionit të 9-të të “Hardh Fest 2023”. (Rr. “Xhevdet Kasapi”, Rahovec)

18:00

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shënon 33-vjetorin e themelimit me një festë solemne. (AMC “Hall”, Mazgit)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 Maj 2026
Uncategorized
10 Maj 2026
Uncategorized
24 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.